The welcome speech of the Prime Minister, His Excellency Mr. Edi Rama, at the
opening of the exhibition “Touching the invisible” of the artist Bujar Luca.
Fjala përshëndetëse e Kryeministrit, Sh. T. Z. Edi Rama,
në hapjen e ekspozitës “Të prekësh të padukshmen”, të artistit Bujar Luca.
I am quite happy that today, we are here together for
the retrospective exhibition of Bujar. It is an idea that
emerged when we met in Paris and Bujar gladly
welcomed the invitation for such an exhibition.
However, I did not think that he would bring here works
from his entire trajectory, and in fact in the small hall
(Meet the Artist) there are a few of his works done many
years ago, at time when Bujar used to work in his old
house with a well and Mediterranean hackberry, in Tirana.
We had the opportunity to meet there before the fall of
the dictatorship, at the first visit that a foreign delegation
made to the Academy of Arts. Part of this delegation was
also the well-known editor-in-chief of the art magazine
“Connaissance des Arts”, who dedicated an entire reportage
to our creations of that time and became the first physical
contact with the world of art beyond the walls, walls
within which we developed our activity.
Bujar decided to leave the country, for the sake of
truth. I remember that even before the roads were
opened, Bujar was very connected and passionate
about France and the French culture, and above all
about the impressionists, post-impressionists, whose
influence can be seen in the works that are exhibited
in the small hall, an influence which was considered
“malignant” at the time.
During his stay in France, with his meditative reserved
character, all by himself, without asking for anything from
anyone, slowly made his way to a station, which I believe
is the centerpiece of the exhibition, where somehow the
memories of the distant past and the new acquaintances
or new approaches to artistic experiences begin to come
together. At first sight, it seems that the latter are two
extremes of the continuum, but they are actually part
of the same approach to the white surface. I am talking
about the experience of old and new, Chinese, Japanese,
Asian art, which is very connected to signs and to the
transposition of the written language through
hieroglyphs, to an immediate artistic approach, and at
the other extreme lies the art movement known as
“action painting” by Jackson Pollock and others. I can say
that somehow, all of these are merged together in Bujar’s
artworks, creating a new identity and originality. What
prompted me to make this, perhaps quite a long parenthesis
of a purely professional nature, is related to something
else. It is related to Bujar’s relationship with painting, with
canvases, paper surfaces or other surfaces where he practices
his profession, which in a way is the embodiment of his
relationship with life and with society at a time which has
many temptations, much noise, many opportunities, but
also many paths and roads that can be taken.
Bujar has continued to be very loyal to something,
which I actually had a hard time formulating, but Bujar
formulated it in his own words when he said “the reality
of my ideal”. And I believe that his works, in a way, are
also his spiritual self-portraits, which speak volumes
about what Bujar is in relation to the mirror in front of
him and in relation to the environment or the world.
I just want to add one component that is related to the
above: it is Bujar’s activity outside the studio, which is
an extraordinary activity in a country that is very rich
in tradition, but is also very rich in human resources in
opera and theater. Bujar has placed himself in a highly
respected position and has been called upon to collaborate
and contribute to a large number of shows at the
Opéra Garnier, which is a new temple of opera music
in Paris, or in shows ranging from classical to the most
contemporary ones, collaborating with well-known
directors and even with the director and choreographer
Angjelin Preljocaj. In addition, the fact that Bujar has
excelled in this activity outside the studio, is related to
the mastery of what is very clear in all his works: the
gesture of the sign. A sign gesture that does not come
superficially, but from an academic background, from a
deep background, which can be seen at the entrance to
that small hall that I am mentioning for the third time,
because there is the genesis, and from some figurative
works, starting from a portrait, from a drawing that at
first glance seems to have nothing to do with what we
see here, but in fact it is the genesis of all of this and
this is something that, in my opinion, seems to be
characteristic of some great Albanian artists today,
among whom Bujar is undoubtedly listed on the
international scale. It is interesting to note that even
when pursuing paths that seemingly have no direct
connection with painting and the gesture of sign, such
as video art ( I mean Anri Sala), such works make a
difference compared to those of their colleagues in the
same field and of the same importance, meaning the
artistic scenes, because there you can see that there is
something that transcends time and that it comes
exactly, in my opinion, from the fact that it is blended
with the classics for reasons we know and then, this
dough is baked in the contemporary world.
I want to thank Bujar, because he made an investment
in time, in energy, he committed seriously and deeply
about this exhibition and he also had to do the job of a
delivery person, because he packed and transported all
these works, something for which the government did
not pay, to be honest. He is far from being a
government or court artist, and none of those who
exhibited here are, and I would like to see many more
come here. They can come and protest against the
government here and get the hall rent for free.
Sincerely Bujar, many, many compliments and thank
you very much! Believe me: it is not a kind speech for
a friend who needs a few kind words, but it is a very
sincere speech, and I really mean all I am saying. You
are one of those who give the contemporary history
of Albanian visual arts something without which this
history would be impoverished.
Më vjen shumë mirë që sot, këtu jemi së bashku për
këtë ekspozitë restrospektive të Bujarit. Është një ide
që lindi kur ishim së bashku në Paris dhe Bujari e priti
me kënaqësi ftesën që të konsideronte mundësinë e
një ekspozite të tillë. Por unë nuk e kisha menduar që
do të sillte këtu punë nga e gjithë trajektorja e tij dhe
faktikisht në sallën e vogël (Salla Tako Artistin) gjenden
punët e bëra shumë vite më parë, kur Bujari krijonte
në shtëpinë tij të vjetër tiranase me pus e carac. Aty ku
patëm mundësinë të takoheshim përpara rënies së
diktaturës gjatë një vizite të parë, që një delegacion i
huaj bëri në Akademinë e Arteve, pjesë e të cilit ishte
edhe kryeredaktori i njohur i revistës së artit
“Connaissance des Arts”, i cili i kushtoi një reportazh
të tërë krijimeve tona të asaj kohe dhe u bë edhe pika
e parë e kontaktit konkret fizik me botën e artit përtej
mureve, brenda të cilave ne zhvillonim aktivitetin tonë.
Bujari zgjodhi të largohej, për hir të së vërtetës. Më
kujtohet se qysh përpara se të hapeshin rrugët për t’u
larguar, Bujari ishte shumë i lidhur dhe pasionuar pas
Francës e kulturës franceze, dhe mbi të gjitha pas
impresionistëve, postimpresionistëve, gjë që vihet
re në punët që janë në sallën e vogël si një influencë
malinje për atë kohë.
Gjatë qëndrimit të tij në Francë, ai me natyrën e tij
të përmbajtur meditative, pa zhurmë, pa kërkuar
asnjëherë asgjë nga askush, hapi dalëngadalë një rrugë
te një stacion, i të cilës është besoj unë, pjesa qendrore e
ekspozitës, ku në njëfarë mënyre fillojnë e bëhen bashkë
qoftë kujtimet e të shkuarës së largët, qoftë edhe njohjet
e reja apo afrimet e reja me eksperienca artistike, që në
dukje janë dy ekstreme, por në të vërtetë janë pjesë e të
njëjtës qasje ndaj sipërfaqes së bardhë. Flas për
eksperiencën e artit të vjetër dhe të ri, kinez, japonez,
aziatik, që është shumë i lidhur me shenjën edhe me
transpozimin e gjuhës së shkruar përmes hieroglifeve,
në një ushtrim të menjëhershëm artistik, dhe në
ekstremin tjetër furia e lëvizjes “action painting”,
Jackson Pollock edhe të tjerë, që në njëfarë mënyre në
punën e Bujarit fillojnë edhe shkrihen te njëra-tjetra
duke krijuar një identitet dhe një origjinalitet të ri. Ajo që
më shtyu ta bëj këtë parantezë, ndoshta pak të gjatë të
natyrës krejt profesionale, lidhet me diçka tjetër. Lidhet
me raportin e Bujarit me pikturën, raportin e Bujarit me
telajot, sipërfaqet e letrës apo sipërfaqe të tjera me të
cilat ai e ushtron profesionin e tij, që në njëfarë mënyre
është mishërim i raportit të tij me jetën dhe me
shoqërinë në një kohë, e cila ka shumë tundime, ka
shumë zhurmë, ka shumë mundësira, por dhe shumë
shtigje dhe rrugë që mund të merren.
Bujari ka vazhduar t’i qëndrojë shumë besnik diçkaje,
që unë në fakt e kisha të vështirë ta formuloja, por e
formuloi Bujari në fjalët e tij kur tha “realiteti i idealit
tim”. Dhe besoj që në njëfarë mënyre, punët e tij janë
dhe autoportrete shpirtërore të tijat, të cilat flasin
shumë për atë që Bujari është në raport me pasqyrën
dhe në raport me mjedisin apo botën.
Dua të shtoj vetëm një komponent që përsëri lidhet me
atë çfarë po them: që ka të bëjë me aktivitetin e
Bujarit jashtë studios, i cili është një aktivitet i
jashtëzakonshëm në një vend që është shumë i pasur
në traditë, por është dhe shumë i pasur në burime
njerëzore kur flasim për operan, kur flasim për teatrin.
Bujari është vendosur vetvetiu në një pozicion shumë
të respektuar dhe është thirrur për të bashkëpunuar
dhe për të kontribuar për një numër të madh shfaqjesh
në operan Garnier, që është një tempull i ri i muzikës
operistike në Paris, apo në shfaqje që shkojnë nga
klasikja deri tek ato më kontemporane, duke
bashkëpunuar me regjisorë shumë të njohur deri tek
regjisori, koreografi Angjelin Preljocaj. Dhe përsëri
fakti që në këtë aktivitet jashtë studios Bujari ka
shkëlqyer, lidhet me zotërimin e asaj që duket shumë
qartë në të gjitha punët e tij: që është gjesti i shenjës.
Për një gjest shenje që nuk vjen në mënyrë
sipërfaqësore, por që vjen nga një formim akademik,
nga një formim i thellë, gjë që mund të shihet në hyrje
të asaj sallës së vogël që po e përmend për të tretën
herë, sepse aty është fillesa dhe tek disa vepra
figurative, duke filluar nga një portret, nga një
vizatim që në pamje të parë duket që nuk ka asnjë
lidhje me çfarë shohim këtu, por në fakt është fillesa e
asaj që shohim këtu dhe kjo është diçka që më duket
mua është karakteristikë e disa artistëve të mëdhenj
shqiptarë sot, ndër të cilët padiskutim renditet dhe
Bujari në skenën ndërkombëtare, të cilët edhe kur
shkojnë në rrugë që janë në dukje krejtësisht pa asnjë
lidhje të drejtpërdrejtë me mjeshtërinë dhe gjestin e
shenjës, siç është për shembull videoarti (kam parasysh
Anri Salën), veprat e tyre bëjnë një diferencë në raport
me ato të kolegëve të së njëjtës fushë dhe të njëjtës
rëndësi po themi në skenat artistike, sepse tek to, ti
sheh se ka brenda diçka që e tejkalon kohën dhe që
vjen pikërisht, sipas meje, nga të brumosurit me
klasiken për arsye që ne i dimë dhe pastaj të pjekurit
të këtij brumi në botën kontemporane.
Dua ta falënderoj Bujarin, sepse ka bërë një investim
në kohë, ka bërë një investim në energji, ka menduar
seriozisht dhe thellësisht për këtë ekspozitë dhe ka bërë
dhe një investim në hamallëk po themi, sepse ka
paketuar dhe transportuar gjithë këto punë, gjë për të
cilën nuk e ka paguar qeveria, që të jemi të qartë. Është
larg të qenit një artist qeveritar apo i oborrit të pushtetit,
siç në fakt janë shumë ose pothuajse të gjithë nga ata që
ekspozohen këtu dhe do doja të shikoja shumë të tjerë
që të vinin këtu. Mund të vijnë të bëjnë dhe protesta
kundër qeverisë këtu dhe sallën e marrin pa qira.
Realisht Bujar, shumë-shumë komplimente dhe shumë
faleminderit! Më beso: nuk është një fjalë xhentile për
një mik këtu, në këtë hapësirë, që i duhen thënë disa
fjalë të mira, por është një fjalë shumë e sinqertë dhe
unë i besoj vërtetë të gjitha këto që po them. Ti je një
nga ata të cilët i japin historisë bashkëkohore të arteve
pamore shqiptare diçka pa të cilën kjo histori do ishte
më e varfër.
14 Bujar Luca
15 Te prekesh te padukshmen / Touching the invisible